Turqi, sulm terrorist ndaj një pusi nafte në Diyarbakır

Anëtarë të organiztës terroriste PKK ndërmorën një sulm ndaj një pusi nafte të një kompanie private në rajonin Silvan të qytetit Diyarbakir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra terroristët të cilët në orën 23.00 të natës së djeshme kanë mbërritur në stacionin e pusit të naftës të një kompanie private në lagjen Akdere pasi ka larguar punonjësit nga zona i kanë vënë zjarrin ambientit ku ndodhej gjeneratori dhe kontejnerit ku qëndronin punëtorët të cilët drejtonin punimet për kërkimin e naftës.

Mësohet gjithashtu se kontejneri dhe gjeneratori janë jashtë funksioni ndërsa ekipet e zjarrëfikëses kanë marrë nën kontroll situatën menjëherë pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë lajmëruar nga punonjësit.

Forcat e sigurisë kanë nisur punën për kapjen e terroristëve të cilët janë larguar pas sulmit të kryer.

Lajme të ngjashme

Back to top button