Selia në Prishtinë, zyra kryesore e prokurorit në Hagë

Ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të krijuar Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë, do të hyjnë në fuqi menjëherë, derisa ligjet për gjykata, mbrojtja e veçantë ligjore dhe ndihma financiare për të pandehurit e mundshëm, do të fillojë të aplikohen gjashtë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare të Kuvendit të Kosovës, është thënë dje në Qeverinë e Kosovës për “Danas”.

Burimet e gazetës shpjegojnë se tani do të duhej të pasonte shkëmbimi i notave mes Prishtinës dhe Brukselit, sigurisht përmes EULEX-it, në mënyrë që të precizohen detajet e gjykatës së ardhshme, përfshirë edhe selinë e zyrës qendrore të saj, transmeton lajmi.net.

Në burimet diplomatike në Bruksel, flitet se selia e gjykatës do të jetë në Prishtinë, derisa zyra kryesore në të cilin do të duhej të intervistohen dëshmitarët e mbrojtur ku dhe ndoshta do të mbahet edhe gjykimi i parë, sipas gjitha gjasave do të jetë në Hagë.

Jo zyrtarisht paralajmërohet ndryshimi i mandat

Lajme të ngjashme

Back to top button