LAMM: Për Tetovë-Jazhincë rrugë alternative

­ Në fshatin Poroj është ndërprerë rruga rajonale Tetovë ­ Jazhincë, ndërsa si akse rrugore alternative shfrytëzohen: Tetovë ­ Trebosh ­ Xhepçisht dhe Zhelinë ­ Shemshevë ­ Jegunovcë ­ Tearcë, njoftoi sot në mëngjes Lidhja e Automoto e Maqedonisë.

Aksi rrugor Tetovë ­ Kodra e Diellit është pastruar dhe komunikacioni zhvillohet normal në të dy drejtimet. Pjesa e rrugës rajonale Tetovë­Jazhincë, pranë fshatiti Dobroshtë është pastruar dhe në atë pjesë komunikacioni është normalizuar.

Për shkak të ujit të ardhur të lumit Vratniçka, tërësisht është dëmtuar ura, e cila i lidh fshatrat Orasht e Epërme dhe Nerashtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button