Zbarkoi 90 klandestinë në brigjet e Italisë, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme dy persona pasi akuzohen se kanë transportuar në Itali 90 klandestinë. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një shtetas shqiptar Edvin Bllacaj, 37 vjeç, dhe një sirian 32 vjeç, Shafik Sahyouni.

Dy ditë më parë ato kishin zbarkuar në brigjet italianë 90 emigrantë, ku mes tyre ishin 27 të mitur. Skafistët ishin nisur nga brigjet turke mbrëmjen e 29 korrikut, për të mbërritur më 2 gusht në Itali.

Në bashkëpunim me disa prej klandestinëve policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy transportuesve. Ato u arrestuan ditën e djeshme nga policia në Crotone të Italisë.

Skafistët për mos të rënë në sy, përdornin një jaht me gjatësi prej 15 metrash. Dy skafistët janë vënë në pranga dhe dërguar në qeli. Ndërkohë që klandestinët janë dërguar në një qendër pritjeje, deri sa të bëhet regjistrimi i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button