Policia kufitare e BeH arreston shqiptarin në bazë të urdhër-arrestit të Interpolit

Pjesëtarët e Njësisë së policisë kufitare Bijeljina mbrëmë kanë arrestuar një shtetas shqiptar R.V. (1968), pasi që në kontrollet kufitare u konstatua se Interpoli Tirana ndaj tij kishte lëshuar një urdhër-arrest me akuzën e “vjedhjes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Personi në fjalë është kontrolluar gjatë hyrjes në Bosnje dhe Hercegovinë në pikën e kalimit kufitar ndërkombëtar Popovi.

R.V gjatë ditës së sotme pritet ti dorëzohet policisë së Gjykatës së BeH.

Lajme të ngjashme

Back to top button