Shqipëria dhe Kosova krijojnë unionin e të rinjve të Diasporës

Shqipëria dhe Kosova do të krijojnë unionin e të rinjve të Diasporës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim në kryeqytetin e Shqipërisë në lidhje me këtë nismë merrte pjesë Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati dhe zyrtarë të lartë të dy vendeve.

Në një fjalim të mbajtur në këtë takim Zv. Kryeministri, Peleshi ka falenderuar Ministrinë e Diasporës së Kosovës për këtë nismë dhe bashkëpunim në lidhje me këtë fushë.

Peleshi në fjalën e tij gjithashut ka thënë se qeveria shqiptare me anë të një drejtorie të posaçme e cila ndodhet në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërise si dhe Ministrisë së Mirqenies Sociale dhe Rinisë si dhe me mbështetjene  Kryeministrit prej një viti janë duke punuar për krijimin e një lidhjeje më të mirë me diasporën veçanërisht me diasporën e re.

Ne sot me anë të këtij takimi themelojmë bashkëpunimin në këtë fushë mes Kosovës dhe Shqipërisë tha Peleshi dhe vazhdoi më tej duke thënë se bashkëpunimi mes dy qeverive mundëson dhe lehtëson krijimin e një marrëdhënieje më të mirë me diasporën e re.

Nga ana tjetër në fjalën e tij Ministri i Diasporës së Kosovës, Murati tha se e kanë parë të nevojshme një nisjen e një projekti të tillë pasi sipas tijë diaspora shqiptare ndodhet në një tranzicion.

“Diaspora shqiptare e cila deri më tani ka qenë deri diku e mobilizuar si në ndihmën gjatë luftës së Kosovës ashtu edhe në prejudhën e tranzicionit në Shqipëri ka ardhur koha të jetë një faktorë politik në ato vende ku është integruar” ka thënë Ministri Murati.

Unionin e të rinjve të Diasporës krijohet për të qen më shumë në kotnakt me të rinjtë të cilët punojnë, studjojnë dhe jetojnë jasht vendit. Përmes këtij unioni pritet të organizohen aktivitete të ndryshme për përmirësimin e imazhit të vendeve ku jetojnë shqiptarët si dhe njohja e të rinjve me origjinë shqiptare me kulturën dhe traditën e vendit të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button