Gjermani, shpërthen bunkeri i Luftës së II Botërore (Video)

Një bunker i mbetur nga lufta e Dytë Botërore, i cili përdorej si zdrukthëtari në qytetin Hamburg në veri të Gjermanisë ka shpërthyer dhe si pasojë e kësaj mbetën të plagosur 38 persona.
Mediat e huaja shkruajnë se nga shpërthimi u plagosën rëndë 11 persona, duke përfshirë 8 zjarrfikës si dhe disa të tjerë u ndikuan nga asfiksimet e tymit.

Në bunker ishin të magazinuara 100 tonë vaj estetik dhe zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Bunkerët e vjetër në Gjermani në përgjithësi përdoren si shtëpi, depo ose vende për aktivitete kulturore.

Lajme të ngjashme

Back to top button