Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

­ Prej orës 7 deri në orën 11 nesër pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës “Skoevska”, numrat 68a, 68b, 66a, 66b,m 64a, 64b, 70a, 70b, dhe 72 në komunën Butel.

Në periudhën prej orës 8 deri në orën 13 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Batincë, të gjithë konsumatorët e udhëkryqit të rrugës kryesore, deponia Drislla, firma “Rolo Okov” dhe ferma Drislla në komunën e Studeniçanit. Prej orës 8:30 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Grçec, në rrugën me numër “2”, në Komunën Saraj.

Ashtu siç informon QRMK, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve në elektrosistem.

Lajme të ngjashme

Back to top button