Kurbin, vritet për gjakmarrje 73 vjeçari

Babai i Altin Pirolit, arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve në mars të 2014 është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në fshatin Zhejë të Kurbinit mëngjesin e sotëm, 4 gusht 2015.

Viktima është identifikuar si David Piroli, 73 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrja. Policia nis punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve

Më 4 mars 2015 Altin Piroli u arrestua pasi po atë ditë akuzohet se vrau Andrea dhe Endri Caran 27 dhe 30 vjeç. Dy vëllezërit u ekzekutuan në qendër të qytetit të Laçit. Autori i vrasjes, ishte ulur duke pirë kafe dhe duke pritur shënjestrat pikërisht në ambjentet e lokalit ku ishn dy vëllezërit e vrarë

Atëherë u tha se Altin Piroli, qëlloi mbi dy vëllezërit nëmomentin që ata kanë hyrë brenda lokalit. Si pasojë e të shtënave të plagosur kanë ngelur edhe dy kalimtare të rastit, Nikolle Ndoji dhe Tonin Gjini.

Lajme të ngjashme

Back to top button