Është normalizuar komunikacioni në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

­ Aksi rrugor Tetovë­-Kodra e Diellit është pastruar dhe komunikacioni zhvillohet normal në të dy drejtimet. Ashtu siç kumtoi LAMM, për shkak të vërshimit të lumit në fshatin Dobrosht, në ndërprerje është rruga rajonale Tetovë­Jazhincë dhe anasjelltas.

Ndërkohë, uji i ardhur i lumit Vratniçka, tërësisht e ka dëmtuar urën, e cila i lidh fshatrat Orashje e epërme dhe Nerasht. Sipas LAMM komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Lajme të ngjashme

Back to top button