Strugë, numri i rritur i turistëve krijon rrëmujë në trafik

Qytetarët e Strugës, por edhe turistë dhe pushues, ankohen se Struga është duke përjetuar kaos në trafik, për shkak të mungesës së vendeve për parkim. Kaosi është rritur më tej ditëve të fundit, për shkak edhe të festës shtetërore të 2 gushtit dhe lidhjes së pushimit me fundjavën. Duke kërkuar mënyra parkimi, qytetarët po i lënë makinat edhe në mes të rrugës apo në sokakët dytësorë, Alsat M.

Qytetarët kërkojnë që pushteti lokal dhe ai qendror të angazhohen në zgjidhjen e kësaj rrëmuje në qytet, por edhe në ndërtimin e vendeve shtesë për parkim.

Nga Komuna e Strugës shprehen se me ndërtimin e rreth-rrotullimit të ri në udhëkryqin për në Qafë-Thanë dhe rrugës për në Dibër, është shkarkuar në pjesë e madhe e trafikut në hyrje të qytetit.

Zëdhënësi i SPB-së së Ohrit Stefan Dimoski thotë se e gjithë policia rrugore është angazhuar nëpër rrugët në qendër të Strugës dhe në pjesët tjera të qytetit. Policia po vendos edhe gjoba, në raste kundërvajtjesh drastike. Në Strugë momentalisht ka rreth 1 000 vende parkimi. Me Planin e Detajuar Urbanistik janë parashikuar 600 vende nëntokësore parkimi. E ngjashme situata është edhe në Ohër ku numri i vendeve të shënuara për parkim është vetëm 976.

Lajme të ngjashme

Back to top button