Plaçkitet një pompë e benzinës në Kumanovë

­ Në pompën e benzinës “Avia oil” në Kumanovë rreth orës 2 të mëngjesit është kryer vjedhje. Tash për tash një kryerës i panjohur me maskë të bardhë pëlhure dhe me një gjësend metali në duar, me siguri thikë, me kërcënim ndaj të punësuarit ka marrë 16.883 denarë dhe ka mbushur benzinë në tubë për 783 denarë.

Plaçkitësi, i cili ka marrë ilegalisht 21.185 denarë, e ka lëshuar vendngjarjen duke u nisur në këmbë në drejtim të Kumanovës.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Kumanovë. Ndërmerren masa për gjetjen e personit.

Lajme të ngjashme

Back to top button