Klosi: Ministra e deputet e pinë drogën si rakinë

Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se propozimi për testin e drogës për deputetë, politikanë, gjyqtarë dhe pushtetarë të lartë, është një skenar për gjueti shtrigash dhe shantazhesh brenda politikës.

Klosi e ka konsideruar si një fakt të mirëqenë dhe zhvillim normal dyshimet se disa politikanë kanë marrë droga të llojeve të ndryshme. Madje, ish kreu i SHISH-it ka pohuar se ish-ministra, ministra dhe deputetë e pinë drogën siç pihet rakia.

Ai ka paralajmëruar zhvillime të paparashikueshme nëse propozimi për testin e drogës kthehet në ligj.

Ish kreu i SHISH vlerësoi se drogën e përdorin edhe politikanë në botë për të kaluar situata tensionuese dhe për të qartësuar idetë!

Lajme të ngjashme

Back to top button