Regjim të veçantë komunikacioni për “Ilindenin”

Me rastin e festimit të festës shtetërore, janë planifikuar manifestime në Shkup, Krushevë dhe në kompleksin memorial Pelincë.

Me fillim nga ora 10.30 në zonën qendrore të qytetit të Shkupit do të vendoset regjim i veçantë komunikacioni. Për të lëvizur do të jenë të mbyllura një pjesë e rrugëve ,,11 Tetori” dhe ,,Dimitrija Çupovski” edhe atë, që nga udhëkryqi i bulevardit  ,,Koço Racin’’ deri të udhëkryqi me rrugën ,,Vasill Gllavinov” rruga ,,Filipi i Dytë Maqedonas”  me udhëkryqin para hotelit ,,Holiday In” duke vazhduar deri te “Spitali i Qytetit të Shkupit” dhe rrugën ,,Dame Gruev”, nga udhëkryqi i rrugës ,,Maqedonia” deri te “Parlamenti i Republikës së Maqedonisë”.

Në Krushevë, sipas masave të marra nga “SVR MANASTIR”, regjim të veçantë komunikacioni është paraparë të ketë për 1 dhe 2 gusht. Në periudhën prej orës 18 deri 24 do të jetë i ndaluar trafiku për të gjitha llojet e automjetet ne rrugët kryesore të qytetit, që nga hyrja në vendin ,,Pompa e Benzinës së Vjetër” deri te udhëkryqi ,,Tagas”. Automjetet mund të lëvizin përreth hotelit ,,Montana Pallas” deri te shtëpia përkujtimore e Todor Proeskit dhe lokalitetit të ashtuquajtur “Gumenje”. Të dielën do të jetë i ndaluar trafiku prej pompës së benzinës “Meçkin kamen”.

Ndalesë është paraparë edhe për traktorët, automjetet bujqësore dhe karrocat me kuaj, vlen për 1 dhe 2 gusht prej orës 00 deri më 24 në rrugën regjionale Prilep-Krushevë dhe Demir Hisar-Krushevë, ndërkaq më 2 gusht do të jetë i ndaluar trafiku edhe për automjetet komerciale. Për 1 dhe 2 gusht do të jetë i ndaluar edhe parkimi i automjeteve të udhëtarëve në rrugët kryesore të Krushevës.

Në Pelincë fillimi i manifestimit të festës, do të mbahet në ora 10. Apelohet te të gjithë qytetarët të cilët do të jenë të pranishëm në këtë manifestim, në “Qendrën Memoriale” të arrijnë deri më orën 9 për shkak të pjesëmarrjes së VIP-mysafirëve të cilët do të priten me regjim të veçantë komunikacioni, me ndalesë të gjitha automjeteve dhe lëshim të automjeteve zyrtare në rrugët kryesore të Krushevës.

MPB apelon te të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë, t’i respektojnë rregullat dhe regjimin e të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button