Zoran Stavreski në Nju Jork: Me detyrë pune apo në pushim?

Ministri i financave Zoran Stavreski është në Nju Jork, mëson agjencia e lajmeve “Meta”. Korrespodenti i “Meta” ka fotografuar ministrin Stavreski te premten, në afërsi të Muzeut të artit modern (MOMA) në Nju Jork.

Nga Qeveria dhe Ministria e financave sot nuk morëm përgjigje nëse ministri është në pushim vjetor apo është në vizitë pune në SHBA.

Sot asnjëri nga zëdhënësit e Qeverisë dhe ministrisë së financave nuk iu përgjigje telefonatave tona për konfirmimin e kësaj informate.

Lajme të ngjashme

Back to top button