U mbyt një burrë në Liqenin e Ohrit

Një burrë i mbytur u gjet mbrëmë në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të kompleksit “Park”, raporton 24 Vesti.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Goce I. (46-vjeçar) nga fshati Zhivalevo i Kratovës, i cili mbrëmë në ora 18:50 u raportua si i humbur.

Ekipi i Kryqit të Kuq e nxorri nga uji trupin e të mbyturit. Nga ekspertiza që bëri ekipi mjekësor u vërtetua se ishte vdekje jo e dhunshme. Sipas disa informatave shkaku i vdekjes ka qenë një sulm në zemër.

Kjo është vdekja e dytë në liqen këtë sezon. Para disa ditësh u mbyt një person, afër vendpushimit turistik në lagjen Peshtani, që, sipas eksertizës, pësoi sulm në zemër në ujë./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button