Kolona të gjata automjetesh edhe në kufirin Serbi-Hungari

Bashkatdhetarët nga diaspora, përveç pritjeve në kufirin Kosovë-Serbi, ata detyrohen që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në kufirin Serbi-Hungari.

Mediat serbe raportojnë se kolona të gjata me automjete po paraqiten në pikën kufitare të Horgoshit.
Sipas B92, kjo kolonë arrin deri në 3 kilometra. Siç njofton zëvendës komandanti i policisë kufitare serbe në këtë pikë, udhëtarët presin deri në 120 minuta.

“Sezoni i turizmit ka bërë që të shtohet intensiteti i komunikacionit në hyrje e dalje”, kanë bërë të ditur autoritetet serbe, transmeton lajmi.net.

Zyrtarë të policisë kufitare serbe u sugjerojnë të gjithë udhëtarëve që të përdorin pikat kufitare Horgosh 2 si dhe Baçka Vinograd dhe Djala.

Lajme të ngjashme

Back to top button