Mbytet në Vlorë një 12 vjeçar

Një 12-vjeçar ka humbur jetën në mesditë duke u larë te “Plazhi i vjetër” në Vlorë. Teodor Kaçi, 12 vjeç, banues në Vlorë, gjendej bashkë me nënën e tij në plazh.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ofruar ndihmën e parë, ndërkohë është shoqëruar me ndihmën e ambulancës në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht djali ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit. /Albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button