Ankorohen 6 tragete me udhëtarë në Durrës

Fundjava ka sjellë numër të lartë udhëtarësh që kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Pergjate dites se sotme ne port jane ankoruar 6 tragete, duke sjelle afro 5 mije shtetas shqiptare e turiste te huaj, si dhe 2700 automjete, raporton ABC News.

Per te perballuar fluksin ne rritje nga ana e policise se kufirit e doganes po punohet me kapacitet te plote, nderkohe ne funksion te shtetasve jane vene 24 sportele, pika ne te cilat kryhet kontrolli i dokumentacionit. Pavaresisht numrit te larte te pushuesve , nuk jane shenuar radhe te gjata apo probleme ne piken kufitare te portit te Durresit.

Nderkohe nga ana e tyre kompanite e lundrimit kane dyfishuar numrin e trageteve gjate fundjavave per shkak te prenotimeve te shumta.

Lajme të ngjashme

Back to top button