Nga 5 gushti regjistrim elektronik të migrantëve në Maqedoni

­ Nga 5 gushti do të bëhet regjistrimi elektornik i migrantëve gjatë hyrjes në vend, informuan nga policia kufitare në Gjevgjeli në takimin e sotëm me transportuesit e autorizuar të refugjatëve.

Komandanti i policisë kufitare Mitko Iliev njoftoi se intensivisht po punohet në përgatitjen e softuerit për regjistrim elektornik të migrantëve, i cili do të mundësojë të përshpejtohet procesi i dhënies së vërtetimeve për kërkesë për azik dhe qëndrim 72­orësh në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Me këtë, siç thekson, do të shkurtohet koha për qëndrim të refugjatëve në Gjevgjeli dhe do të përshpejtohet transporti i tyre nga Gjevgjelia drejt Kumanovës dhe Tabanocit në kufirin MaqedoniSerbi. Regjistrimi elektornik për marrje të vërtetimeve për azil do të bëhet në pikën e posaçme për pranim të refugjatëve, i cili me mjete nga UNCHR­ja ndërtohet në lokacion i aprovuar nga komuna e Gjevgjelisë, që ndodhet afër ndërtesës së policisë kufitare, në hapësirën e stacionit hekurudhor në Gjevgjeli.

Në afërsi të pikës do të jenë vendparkime të caktuara dhe të përkohshme për taksi automjetet me të cilët refugjatët transportohen deri në Tabanoc.

Lajme të ngjashme

Back to top button