LSDM nuk kthehet në Parlament nëse nuk ka marrëveshje për prokurorin

Nëse deri në fund të muajit gusht nuk ka marrëveshje për prokurorin special, për ingerencat e tij dhe për çështjet që kanë të bëjnë me listën zgjedhore dhe modelin zgjedhor, LSDM-ja nuk do të kthehet në Parlament. Kështu thonë burime diplomatike raporton Televizioni Telma.

Për shkak se deri më 15 shtator Prokurori special do të duhet të emërohej, deri në fund të gushtit do të duhej të dihet po ashtu emri i njeriut nga i cili pritet të fillojë procese kundër politikanëve dhe funksionarëve të korruptuar, keqpërdorim të autorizimeve dhe veprave tjera penale për të cilat janë ngritur padi penale tek Prokurori publik.

Në takimin e djeshëm grupet e punës nuk kanë arritur asnjë marrëveshje sa i përket mënyrë së zgjedhjes dhe autorizimeve që duhet ti ketë prokurori i ri special. Në takimin e mbrëmshëm grupet e punës, për herë të parë është hapur tema për emërimin e prokurorit special.

Lajme të ngjashme

Back to top button