Kontributet për honoraret ndërpriten nga sot
Ndryshimet ligjore me të cilat mundësohet ndërprerja e pagesës së kontributeve për sigurim shëndetësor dhe pensional për honoraristët hyjnë në fuqi sot.
Sipas ndryshimeve, që në Parlament u sollën me procedurë të shkurtuar, personat të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të punës fizike ose intelektuale nga marrëveshja në vepër ose marrëveshje autoriale, nuk do të paguajnë kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional.
Zgjidhja e këtillë, sipas Qeverisë, ka rrjedhur pas analizave që kanë treguar se disa masa në ndërkohë ia humbën efektin që duhej të arrihet.