Van Gaal përgadit ofertë për Ronaldon
Skuadra angleze, Manchester United, po vazhdon të kërkojë rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford.
Metro raporton se Djajtë e Kuq po përgatitin një ofertë të re të majme për Realin për të siguruar shërbimet e portugezit.
United është gati të ofrojë plot 60 milionë funte për lojtarin, por Reali kërkon rreth 20 milionë funte më shumë.