Erdogan: Duhet të bashkëpunojmë në luftën kundër Islamofobisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se aksionet e DAESH nuk kanë asnjë lidhje me fenë, moralin, ndërgjegjen apo kulturën e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi të tij në një konferencë në Institutin Kombëtar të Sigurisë në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, Erdogan tha se siguria e Turqisë dhe e bashkësisë ndërkombëtare sot është nën kërcënime për shkak të konfliktit në Siri. Ai shtoi se regjimi i Asadit përdor të gjitha llojet e mjeteve të pista në konflikt, duke përfshirë përdorimin e armëve kimike dhe raketave balistike, si dhe bashkëpunon me organizata terroriste në luftën kundër popullit të tij.

“Organizata terroriste DAESH është një produkt i një perceptimi të tillë, një projekt i tillë. Veprimet e kësaj organizate nuk kanë ndonjë lidhje me fenë, moralin, ndërgjegjen apo kulturën tonë”, tha Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu theksoi se duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë kundër ksenofobisë, diskriminimit dhe Islamofobisë.

Në fjalimin e mbajtur Presidenti Erdoğan tha: ‘Duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë sëbashku në luftën kundër Islamofobisë, armiqësisë ndaj të hujave, racizmit dhe diskriminimit. Fakti që në Europë thëniet politike dhe veprimet kundër bashkëjetesës mund ti gjesh të pranishme kudo është e frikshme. Veprimet dhe thëniet politike në Europë kundër Islamit të thëna ditët e fundit po na mërzisin thellë. Turqia është vendi më i ndikuar nga këto veprime për shkak se ka rreth 5 milionë qytetarë të saj të cilët jetojnë në BE”.

Presidenti Erdoğan në fjalën e tij vuri në dukje gjendjen kritike dhe historike të cilën po përjetohet në rajone të ndryshme islame si në Palestinë, Egjipt, Libi dhe Jemen. Ai vuri në dukje gjithashtu edhe gjendjen në të cilën ndodhet shtetet fqinje të Turqisë si Siria dhe Iraku dhe në këtë kontekst theksoi ses këto plagë të hapura dhe ky kjo fitil i ndezur në këto rajone po ndikon thellë në Turqi dhe jasht saj. Erdoğan vuri në dukje se deti i mesdheut i cili duhet të ishte një det i qetësisë është kthyer në rajonin më problematik në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button