Dogana konfiskoi alkool dhe cigare në një aksion në gjashtë qytet

­ Drejtoria doganore dhe Drejtoria për të arshura publike në kontrolle të koodinuara në rreth 50 objekte në gjashtë qytete në periudhën nga 27­30 korriku zbuloi dhe konfiskoi 117 litra alkool dhe 23 kuti të cigareve në kuadër të aksionit për zbulim të shitjes jo të rregullt të mallit të akcizës.

Në 13 objekte gjatë kontrolleve të realizuara në Veles, Kumanovë, Ohër, Resnjë, Strugë, Manastir dhe Prilep, njoftoi sot Drejtoria doganore, është zbuluar shitje e joligjore e pijeve alkoolike dhe cigareve. “Përkohësisht janë marrë rreth 117 litra pije alkoolike pa ose me banderola të huaja për të cilat nuk është paguar akcizë dhe për të cilët nuk ekzistojnë dokumente për prejardhjen dhe për rregullshmërinë shëndetësore. Prej tyre 69 litra janë raki shtëpie, ndërsa të tjerat janë lloje të ndryshme të pijeve alkoolike (uiski, uzo, raki, likerë). Në një dyqan në Strugë, në një bunker në dyshemenë nën pultin për shitje, janë gjetur edhe 23 kuti të cigareve Marlboro dhe Prestige pa dhe me banderola të huaja”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë doganore.

Thuhet se këto kontrolle po realizohen me qëllim që të sigurohen parimet themelore për konkurrencë korrekte, pagesë të drejtë të të ardhurave buxhetore, por para se gjithash që të mbrohet shëndeti i njerëzve. Si rezultat i të gjithë masave të lidhura me akcizat, që i ndërmerr Drejtoria doganore në vazhdimësi, por edhe kontrollet e përforcuara të përdorimit të pullave të akcizave, në periudhën janar­korrik 2015 janë paguar përafërsisht 15 për qind më shumë akcizë për duhan dhe prodhime të duhanit sesa në periudhën e njejtë të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button