Opozita pushon, pushteti miraton buxhetin parazgjedhor

Pushteti është duke e kurdisur buxhetin me qëllim t’i blejë votuesit, thonë ekonomistet, për REL. Sipas tyre, këtë e dëshmon edhe faktin që rebalanci po miratohet gjatë periudhës së pushimeve verore dhe në kushte kur opozita nuk është në Parlament. Në rebalancin është paraparë rritje e të ardhura bruto të brendshme për 3,5%, ndërkaq pritet që në arkën e shtetit të mblidhen edhe 58 milion euro shtesë që të ketë hapësirë nëse harxhohen 84.6 milion euro më shumë se sa është paraparë.

Ish zëvendësministri i ekonomisë Zoran Vitanov thotë që qeveria udhëheq politikë egocentrike dhe e mendon buxhetin si të tyre dhe aspak nuk e ka parasysh se ai mbushet me paratë e popullit.

“Ata mendojnë që atë ua kanë lënë në trashëgimi prindërit e tyre dhe ashtu po sillen. Ata po e përdorin ekskluzivisht për interesat e tyre dhe partiake, dhe assesi për nevojat e qytetarëve, e aq më pak për nevojat ekonomike. Domethënë ky është rebalanc të buxhetit parazgjedhor dhe populist, në të cilën të gjitha fondet janë vënë në dispozicion të tyre për t’i blerë votat e atyre që në çdo mënyrë duhet të dalin në zgjedhje”, thotë Vitanov.

Ish ministri i financave Xhevdet Hajredini thotë që motivet e pushtetit janë të qarta dhe përveç në 2013-tën nuk është bërë rebalanc i buxhetit në këtë periudhë.

“Po bëhet rebalanc me qëllim që të vazhdojë praktika e tanishme për t’i blerë të gjitha grupet dhe shfrytëzuesit e pagave shtetërore, pensionistët etj. Këto janë ata të cilët i mbajnë në votime”, thotë Hajredini.

Ai mendon që nuk është e rëndësishme a do të jetë opozita e pranishme në Parlament për sjelljen e rebalancit, sepse praktika tregon që ajo nuk do të bënte ndonjë ndryshim.

Lajme të ngjashme

Back to top button