Recenzion: Gruevski në listën e liderëve më të pashëm botërorë

 

De gustibus non est disputandum“ ose në përkthim “Për shijet nuk diskutohet”. Diçka që dikujt nuk i duket e bukur, dikujt tjetër i pëlqen dhe e kundërta. Domethënë, çdokush e ka shijen e vet dhe kjo është kjo – nuk ka diskutim, mirëpo ka diskutim nëse thoni se kryeministri ynë, që është ranguar në vendin e 117-të prej gjithsej 197 burrështetasve, është në “listën e burrështetasve më të pashëm”.

cccccccLinku deri te artikulli origjinal: Gruevski në listën e liderëve më të pashëm botërorë

Data dhe koha e publikimit: 25.07.2015, 14:13

Data e recensionit: 29.07.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

NUK ËSHTË GJITHÇKA TE PAMJA, PËR SHKAK SE BUKURIA, VJEN NGA BRENDA, APO JO?!

Fillimishta, ta sqarojmë se këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë hulumtim relevant, por për qëndrim personal të disa krijuesve të, para së gjithash, ueb-faqes zbavitëse hottestheadsofstate.com, që është theksuar në mënyrë të qartë. Pastaj, nuk janë ndarë dhjetë, njëzet ose pesëdhjetë politikanët më të bukur në botë, por janë radhitur pothuajse të gjithë liderët që janë të njohur, më pak të njohur ose të panjjohur nga tëgjitha pjesët e planetit dhe janë ranguar sipas shijes së administratorëve të ueb-faqes. Plus, nëse nga pothuajse 200 persona, jeni ne vendin e 117-të, atëherë kjo nuk u vendos në shoqërinë e më të pashmëve, por në mesin e atyre “tjerëve”, më pak të pashmëve. Prandaj, nuk qëndron thënia e titullit “Gruevski në listën e liderëve më të pashëm botërorë”, për shkak se nën А: lista nuk është vetëm me burrështetas të pashëm, dhe nën B: plasimi në gjysmën e dytë të listës fare nuk ju jep të drejtë të thoni se dikush gjendet në listën e më të pashmëve. Të kuptohemi, edhe unë nuk e kam të qartë, për shembull, se si kryetari “i përjetshëm” i Bellorusisë, Aleksandar Llukashenko, është ranguar në vendin e 13-të (nuk e di në bazë të cilit kriter), ndërsa kryeministri britanik, Dejvid Kameron -në vendin e 54, mirëpo kjo nuk më jep të drejtë të them se Kameroni në këtë listë është në maje të saj, për shkak se thjesht nuk është ashtu. Prandaj, nuk është se “Gruevski gjendet në listën e liderëve më të pashëm botërorë”, por “Gruevski është i 117-ti në listën e liedrëve të ranguar sipas bukurisë”.

Një gjë tjetër që i mungon këtij artikulli është ajo se ai nuk është i plotë. Normalisht se nuk mund të pritet që të renditen të gjithë 197 personat, mirëpo ka mundur së paku të na tregohet se kush udhëheq në listë. Mirë është që e dijmë se si janë ranguar një pjesë e politikanëve të rajonit, mirëpo pse nuk është transmetuar se kush janë pesë të parët ose, si janë plasuar politikanët më të fuqishëm – a përkon statusi i tyre politik me “bukurinë e tyre të matur”. Domethënë, një artikull i përgatitur sipërfaqësisht dhe i paqartë deri në fund, i cili ka mundur të dalë shumë më mirë se sa vetëm titulli bombastik për “pashmërinë e kryeministrit maqedonas” në vendin e 117-të nga 197 pozita.

Në fund, nuk është gjithçka te pamja, për shkak se bukuria, vjen nga brenda, apo jo?!

Lajme të ngjashme

Back to top button