Incident në ndeshjen Kukësi – Legia, ndërpritet ndeshja

Tifozet e Kukësit kanë bërë një veprim aspak të mirë për futbollin shqiptarë, ata kanë goditur në kokë një lojtar të ekipit polak.

Kurse me këtë rast gjyqtari është detyruar që të ndërprejë ndeshjen, pasi lojtari nuk është në gjëndje që të vazhdojë takimin.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikmet në Europa Ligë, dhe ky veprim nga tifozët e Kukësit mund t’i kushtojë shumë klubit shqiptar dhe mund të dënohet me 100 mijë euro gjobë për këtë lloj veprimi.

Konfliktet e para kanë nisur në momentin e golit të parë të shënuar nga Legia. Më pas, në pushimin e dy pjesëve janë konfliktuar edhe tifozeritë duke hedhur shishe uji njëra tjetrës.

Me fillimin e pjesës së dytë, Kukësi barazoi por shume shpejt Legia shënoi përsëri, ndërsa ky gol ishe edhe fillimi i incidenteve të reja ku u godit edhe lojtari serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button