Britania e Madhe dhe Franca ashpërsojnë masat e sigurisë në tunelin nën La Manche

Zyrtarët e Britanisë së Madhe dhe të Francës, sot në një takim në Londër diskutuan problemin e një vale të emigrantëve të cilët nëpërmjet Eurotunnelit nën kanalin La Manche kalojnë në Britani të Madhe, dhe për këtë qëllim kanë rënë dakord të ndajnë 7 milionë funta shtesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni u kryesua nga ministrja e Brendshme britanike, Theresa May dhe homologu i saj francez Bernard Cezeneuve, ndërsa pas takimit theksuan se Britania e Madhe me shtesën prej 7 milion funta, do të mbështes masat e forta të sigurisë në Eurotunnel.

Delegacionet ranë dakord të bashkëpunojnë për çështjen e dëbimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës, dhe u njoftua që nga fundi i vitit do të bëjnë hapjen e Qendrës për mbështetje të emigrantëve, e cila do të hapet në Niger nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Gjithashtu është theksuar rëndësia e përgatitjes për konferencën në Valetta, e cila do të mbahet në nëntor të këtij viti ku do të diskutohen çështjet e migracionit.

“Është thelbësore që Bashkimi Evropian të intensifikojë bashkëpunimin me vendet nga të cilat vijnë emigrantët dhe të rriten kapacitetet e këtyre vendeve për ti marrë shtetasit e tyre”, ishte qëndrimi i delegacionit në takimin e Londrës.

Ekipi menaxhues i hekurudhave, e cila menaxhon Eurotunnelin, ka deklaruar se mbrëmë rreth 2,000 emigrantë u përpoqën që kalojnë përmes tunelit. Çdo ditë mijëra emigrantë përdorin tunelin nën La Manche duke shkaktuar probleme të mëdha në transportin hekurudhor në tunel.

Gjatë kësaj vere, në përpjekje për të kaluar përmes tunelit,  kanë humbur jetën së paku tetë emigrant.

Kampi më i madh i refugjatëve në Francë ndodhet në Calas, qytet në të cilin ndodhet edhe fundi i Eurotunelit.

Lajme të ngjashme

Back to top button