Edhe një vjedhje ordinere e turistëve në Shqipëri: Muzika pjesë e faturës (Foto)

Çuditë shqiptare nuk kanë fund kur në mes futen paratë. Edhe pse dihet botërisht që “qejfi paguhet”, në bizneset shqiptare çmimi mund të jetë për çfarë të dojë pronari.

Një klient denoncon në faqen “Jeta osh Qef” një faturë në një nga lokalet në vend, ku bashkë me produktet përfshihet edhe muzika e vendosur në sfond.

Vendimi i marrë nga pronari detyroi tetë klientët që të paguanin nga 100 lekë secili. Në sezonin e verës bizneset shqiptare njihen për rritjet në mënyrë stratosferike të çmimeve të shërbimeve, por përfshirja e muzikës në faturë nuk ishte konsumuar më parë.

Në këto raste klientit i mbetet vetëm të ankohet që nuk i pëlqeu muzika, ndoshta kështu mund të paguajnë më pak.

Muzika pjesë e faturës
Muzika pjesë e faturës

Lajme të ngjashme

Back to top button