Cavani nuk dëshiron largimin nga PSG

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Cavani, ka thënë se është i lumtur te klubi francez dhe nuk e ka ndërmend të largohet edhe përkundër ofertave të shumta që ka.

Ka kohë që diskutohet për një kalim të mundshëm në “Old Trafford” te Manchester Unitedi, por tani vet lojtari ka hedh poshtë një gjë të tillë.

“Shumë gjëra janë diskutuar për situatën time, por unë mund të them se klubi e din që dëshiroi të qëndroi te PSG’ja. Kam ende kontratë me këtë klub dhe do ta respektoi deri në fund. Jam 100% i përkushtuar te PSG’ja”, ka deklaruar Cavani.

Uruguajani edicionin e kaluar shënoi 18 gola në 35 paraqitje në Ligue 1.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button