Ndërtohen trotuare në rrugën kryesore të lagjes Pitarnica në Gostivar

Ndërtimi i trotuareve në të dyja anët e rrugës kryesore të lagjes Pitarnica si dhe shtrimi me bekatona e dy rrugicave, ka qenë arsyeja e vizitës dhe takimit me banorët e lagjes e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Gjatë inaugurimit të investimeve, kryetari Nevzat Bejta theksoi se investimi i kryer kushton diku 20 mijë euro, ndërsa sipërfaqja e rregulluar përfshinë 700 m2.

Ndërtimi i trotuareve në të dyja anët e rrugës kryesore të lagjes Pitarnica si dhe shtrimi me bekatona e dy rrugicave, ka qenë arsyeja e vizitës dhe takimit me banorët e lagjes e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.   Gjatë inaugurimit të investimeve, kryetari Nevzat Bejta theksoi se investimi i kryer kushton diku 20 mijë euro, ndërsa sipërfaqja e rregulluar përfshinë 700 m2.   “Sot jemi me banorët e lagjes Pitarnica. Në këtë lagje ne kemi bë shumë punë edhe më herët, por na kanë ngelur edhe pak punë. Kërkesa e banorëve ishte për tu ndërtuar trotuari në të dyja anët e rrugës kryesore të lagjes si dhe shtrimi i dy rrugicave. Na kanë ngelur edhe disa rrugica të vogla që lagja Pitarnica të kompletohet me rrugët e rregulluara. Besoj që për shkurt kohë lagja të kompletohet me infrastrukturën rrugore. Këtu kemi rregulluar trotuaret e rrugës kryesore dhe shtrimin me bekatona të dy rrugicave të lagjes. Bëhet fjalë për sipërfaqe të përgjithshme prej 700 m2, vlera e investimit është 1.2 milion denarë ose  rreth 20 mijë euro. Jemi këtu për të biseduar me banorët e lagjes edhe për investimet e tjera që do të kryhen në këtë lagje. Janë investime që do të shfrytëzohen edhe nga banorët e tjerë të Gostivarit”, deklaroi kryetari Nevzat Bejta.      Banorët e lagjes shprehen falënderim për kryetarin Bejta i cili gjatë periudhës qeverisëse me Komunën e Gostivarit, ka kryer investime të shumta në këtë lagje, përfshi asfaltimin e rrugës kryesore, rrugicave, kanalizime, ndriçim publik dhe investime të tjera infrastrukturore.

“Sot jemi me banorët e lagjes Pitarnica. Në këtë lagje ne kemi bë shumë punë edhe më herët, por na kanë ngelur edhe pak punë. Kërkesa e banorëve ishte për tu ndërtuar trotuari në të dyja anët e rrugës kryesore të lagjes si dhe shtrimi i dy rrugicave. Na kanë ngelur edhe disa rrugica të vogla që lagja Pitarnica të kompletohet me rrugët e rregulluara. Besoj që për shkurt kohë lagja të kompletohet me infrastrukturën rrugore. Këtu kemi rregulluar trotuaret e rrugës kryesore dhe shtrimin me bekatona të dy rrugicave të lagjes. Bëhet fjalë për sipërfaqe të përgjithshme prej 700 m2, vlera e investimit është 1.2 milion denarë ose rreth 20 mijë euro. Jemi këtu për të biseduar me banorët e lagjes edhe për investimet e tjera që do të kryhen në këtë lagje. Janë investime që do të shfrytëzohen edhe nga banorët e tjerë të Gostivarit”, deklaroi kryetari Nevzat Bejta.

Banorët e lagjes shprehen falënderim për kryetarin Bejta i cili gjatë periudhës qeverisëse me Komunën e Gostivarit, ka kryer investime të shumta në këtë lagje, përfshi asfaltimin e rrugës kryesore, rrugicave, kanalizime, ndriçim publik dhe investime të tjera infrastrukturore.

Lajme të ngjashme

Back to top button