Nga 1 gushti hiqen kontributet për honorarët

Kontributet për honorarët hiqen prej 1 gushtit 2015. Këtë vendim Qeveria e propozoi pasi analizat treguan se disa masa të cilat në ndërkohë i ka zbatuar u janë zbehur efektet të cilat është dashur të arrihen.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave, Zoran Stavreski sot njoftoi se ndryshimet ligjore për heqjen e obligimit për pagesën e kontributeve për sigurimin shëndetësor dhe pensional për kontrata mbi vepër, marrëveshjet autoriale dhe marrëveshjet e ngjashme janë sjellë në seancën e Qeverisë.

“Ndryshimi i cili propozohet, gjegjësisht heqja e pagesave për kontributet për kontratat mbi vepër dhe kontratat autoriale apo të ashtuquajtura honorare bëhet për arsye se me disa masa të tjera të Qeverisë janë pakësuar efektet të cilat kemi dashur t’i arrijmë. Gjatë tre muajve të fundit është realizuar edhe projekti “Maqedonia punëson” i cili mundëson lirim në periudhë prej një deri në pesë vjet nga pagesa e kontributeve për personat të cilët do të punësohen nga ana e sektorit privat dhe me këtë praktikisht rreth 4.000 persona në R.M. e kanë fituar statusin e marrëdhënies së rregullt të punës dhe për ta paguhen kontributet edhe për sigurimin pensional edhe për atë shëndetësor”, sqaroi ministri Stavreski.

Ai shtoi se projekti i dytë me të cilin gjithashtu është zgjidhur një pjesë e mirë e problemit të personave të cilët më herët janë angazhuar me kontratë mbi vepër dhe kontrata autoriale në segmentin e transformimit të marrëdhënies së punës në kuadër të sektorit publik. Me këtë, siç tha, personave të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të angazhuar me kontrata mbi vepër dhe ekipe të tjera të ngjashme të kontratave u është transformuar marrëdhënia e punës në marrëdhënie të rregullt pune dhe me këtë këtyre personave u paguhen kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor që do të thotë se te këta persona është zgjidhur çështja e shfrytëzimit të shërbimeve dhe zhvillimi i të drejtave punëtore.

Sipas Stavreskit, me këtë vendim Qeveria u del në ndihmë kërkesave të cilat në opinion janë shprehur pasi që siç tha, qëllimi ynë është t’i ndihmojmë pjesës së rregullimit të së drejtave me marrëdhënie pune dhe gjithashtu të mundësojmë të gjithë personat të kenë status të barabartë, ndërsa megjithatë në opinion u krijua fotografi se ekzistojnë shkaqe të tjera për të cilat bëhet mbushja e buxhetit.

“Me këtë masë me heqjen e kontributeve dëshmojmë se ky nuk ishte rast pasi që nga ana tjetër në mënyrën siç funksiononte të ardhurat nuk ishin aq të rëndësishme për buxhetin. Dëshiroj të them se bëhet fjalë për shumë mjetesh të cilat në nivel vjetor janë rreth 220 deri në 250 milionë denarë që tregon se nuk ka kurrfarë qëllimi dhe se kemi pasur të drejtë se qëllimi nuk është të merren të ardhura shtesë në buxhet apo në fondet, por qëllimi është thjeshtë t’ju ndihmohet njerëzve të cilëve deri atëherë kanë qenë të regjistruar si persona të cilët kanë kontratë mbi vepër apo kontratë autoriale dhe nuk kanë kurrfarë pagesash të kontributeve në fondet për sigurim pensional dhe shëndetësor dhe sipas kësaj nuk i kanë këto të drejta të cilat i ofrojnë pagesat e kontributeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button