Humbje prej 9,9 milion denarë për Zhito Pollogun

Kompania “Zhito Pollog” prej qytetit të Tetovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka punuar në humbje prej 9.935.000 denarë, tregon bilanci i pakonsoliduar i suksesit në bursën e Maqedonisë. Humbja e përgjithshme në të njëjtën periudhë vitin e kaluar ka qenë në nivel prej 15.460.000 denarë. Të ardhurat e përgjithshme prej shitjes së Zhito Pollog janë 193.846.000 denarë, prej të cilave në tregun e brendshëm janë realizuar 192.004. 000 denarë, ndërkaq pjesa tjetër prej 1.842.000 denarë është realizuar në tregun e jashtëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button