Marrëveshje për masë të përzgjedhur për punësim në Shkup

Në Qendrën për punësim në qytetin e Shkupit sot do të nënshkruhet marrëveshje për masë të përzgjedhur për punësim në Shkup e cila do të zbatohet në kuadër të tuining projektit të financuar nga BE­ja “Mbështetje e Agjencisë për punësim për zbatimin e masave aktive në tregun e punës dhe shërbime”.

Tuining projekti e financon zhvillimin dhe zbatimin e masave aktive në tregun e punës në katër rajone në vend ­ Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shkup: çdo masë merr mbështetje financiare në vlerë deri në 10.000 euro. “Qëllimi i përgjithshëm ndaj të cilit do të kontribuojë masa e përzgjedhur në Shkup është zvogëlimi i papunësisë, veçanërisht te gratë e papuna.

Qëllimi special është përforcimi i punësimit të pjesëmarrësve në pilot­masën, si dhe rritja e motivimit për sipërmarrës dhe vetëpunësim. projekti do të japë kontribut të veçantë ndaj kombinimit të dizajnit të Maqedonisë, rëndësinë e zejtarisë dhe sipërmarrësisë, me çka do të krijohen vendeve të reja pune”, kumtoi Agjencia për punësim e RMsë.

Qëllimet operative janë: Kryerja e programit për trajnimin për thurje dhe qëndisje, veçanërisht për gratë e papuna afatgjate; Mundësimi i aktiviteteve të trajnimit dhe këshillim në pikëpamje të dizajnimit të elementeve, sipërmarrësia dhe vetëpunësimi dhje krijimi i vendeve të reja të punës; përforcimi i punësimit të personave të trajnuar. trajnimet do të kryhen gjatë tre muajve.

Lajme të ngjashme

Back to top button