Dy shtetas turq vriten në Shkup

Nëna sëbashku me të birin e saj janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre mëngjesin e sotëm në ora 5:30 në lagjen e Shkupit Kozle.

Sipas policisë, e ëma dhe biri i saj, kanë qenë shtetas të Turqisë ndërsa kanë jetuar në shtëpinë e tyre në Kozle.

Vrasjen e dyfishtë e ka konfirmuar policia, por nuk zbulohen më tepër detaje, ndërsa për arsye se hetimi ende është në rrjedhë e sipër, nuk ka informacione për autorë të dyshuar eventual.

Lajme të ngjashme

Back to top button