Recension: Vetëvrasje në Vollkovë: Një djalë u hodh nën tren

Artikull që i nënshtrohet këtij recensioni është në rregull, mirëpo ai ka problem me titullin dhe paraqet shembull për atë se si ndonjëherë bëhen gabime në gazetari, kur para kohe nxirren përfundime.

Самоубиство во Волково  Момче се фрли под воз   ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Vetëvrasje në Vollkovë: Një djalë u hodh nën tren

Data dhe koha e publikimit: 23.07.2015

Data e recensionit: 27.07.2015

Recenzuese: Аna Anastatasovska

Ky artikull informon për një fatkeqësi në hekurudhën që i ndaj lagjet Vollkovë dhe Novo Sellë, e ku treni ka shkelur një djalë të ri, i cili ka vdekur në vendin e fatkeqësisë.

“Njerëzit që i takuam aty supozojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, prë shkak se djaloshi ka tentuar ta kalojë hekurudhën në momentin kur treni ka kaluar mbi rrugë.”

Domethënë, njerëzit  kanë supozuar se ka qenë vetëvrasje. Nuk është konfirmuar se ka qenë vetëvrajse, që në mënyrë aq senzacionale të transmetohet në titull se ka ndodhur vetëvrasje në Vollkovë dhe se djaloshi është hedhur nën tren.

MPB-ja ka bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të konstatohen shkaqet e fatkeqësisë. A ka qenë vetëvrasje, do të thonë organet kompetente, e jo gazetarët. Ka pasur dëshmitarë të ngjarjes dhe ata mund të tregojnë se çka ka ndodhur. Detyrë e gazetarit është që t’i transmetojë tregimet e tyre, mirëpo jo edhe të nxjerrë përfundime prej tyre.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button