Teatri i Kumanovës në skenën e festivalit me komedinë ,,Çfarë ka parë shërbëtorja”

Komedia ,, Çfarë ka parë shërbëtorja “ nga Teatri i Kumanovës, me  autor Joe  Orton dhe  regji të Kastriot Saqipit,  garuan me entuziazmin e tyre interpretues në skenën dibrane. Në këtë komedi luajnë aktorët kumanovarë Enver Halimi, Qazmedin Nuredini, Shkëlqim Islami, Sefedin Shabani dhe dy aktorët kosovarë Albulena Kryeziu dhe Besarta Fejza.

Tematika kryesore e kësaj drame kishte të bëjë me  punonjësit  e “sëmurë”  dhe pacientë të shëruar   në një  ambient të një Klinike të sëmundjeve psikike.  Dy mjekët  e sëmundjeve të ndryshme psikike , rreshteri, djaloshi dhe gruaja e doktorit  krijuan dinamikë të madhe në skenë, ku me batuta dhe shaka tregonin naivitetin e tyre të njeriut mendjelehtë  që kalon deri në paragjykime  homoseksuale.

Ngjarjet zhvilloheshin njëra pas tjetrës, kërkohej sekretare sha  e klinikës, por e njëjta u trajtua si e sëmurë, kërkohej djaloshi që dhunoi gruan e doktorit, i  njëjti u shndërrua në femër,  me qëllim që  të gjithë  t’i shpëtojnë burgut. Synimi i regjisorit ishte që në fund të dalin të gjithë të marrë, edhe mjekët edhe i gjithë ekipi i tyre  psikopat 

Lajme të ngjashme

Back to top button