Shutka si pikë referimi e lirisë së gazetarisë

Jadranka Kostova, kolumnë- “Perëndia të na falë demokracinë”, Fokus
Kur kryeministri, ministri për punë të brendshme dhe shefi i policisë sekrete tregojnë forcë para gjyqit kundër liderët e partive opozitare ose zëdhënësve, e gazetarë qelben në burg për tekste, atëherë. Perëndia të na falë demokracinë!

Todor Pendarov, kolumnë- “Liria e gazetarisë mbaron në Shutkë”, Utrinski Vesnik
Në çdo shtet normal kur dëshmitari i mbrojtur deklarohet se përkatës të MPB e ka përgatitur si të dëshmojë, do të fluturonin kokat e së paku dy ministrave, MPB dhe Ministria e drejtësisë.

Erol Rizaov, kolumnë- “Zaevi shijoi gjellë patriotike”, Utrinski Vesnik
Zaevi po përgatitet ta bindë publikun se ndryshimet e pushtetit janë shumë të shëndosha për zhvillimin e shoqërive dhe demokracisë. Se sa do ta përfitojë publikun me këtë doktrinë për kthimin e klasës së mesme dhe demokracisë, do të varet nga sugjestiviteti se sa qytetarët do ti njohin interesat.

Branko Gjorgjevski, kolumnë- “Nuk është tradhti nëse e dëgjoni edhe atë që mendon ndryshe”, Dnevnik
Vallë paraqitja në ndonjë promovim ose mbledhim të atyre që mendojnë ndryshe nga ju automatikisht do të thotë se dikush e ka ndryshuar qëndrimin dhe i ka pranuar ato të organizatorit.

Dimitar Mirçev, kolumnë- “Treshi fatal në jubiletë Maqedonase”, Dnevnik
Viteve të fundit po ndodh revolucion në shkencat tona shoqërore, posaçërisht në histori dhe historiografi. Po ndodh dezideologjizim, devitrifikim-pluralizim i pamjeve të fakteve.

Vanço Uzunov, kolumnë- “Një madhësi, e mirë për të gjithë”, Utrinski Vesnik
Asnjë ekonomi e zhvilluar perëndimore nuk kaloi kah regjimi i rrafshë tatimor. Qeveria ynë po na bind se kë sistem tatimor është gjëja më e mençur qe mundet të mendohet.

Sonja Maxhovska- editorial- “Për çka flasin Shkupi dhe Pekini”, Utrinski Vesnik
Qëllimi kryesor në periudhën e ardhshme do të jetë jo vetëm se si të marrim me kredi para Kineze, e të cilin më vonë do të duhet ta kthejmë, por si të arrijmë deri te një kapital të freskët, përmes investimeve direkte.

Zhana P. Bozhinovska, koment- Grekët panë kur e kishin patjetër, Dnevnik
Pa marrë parasysh ardhmërinë e “ Agimit të artë”, të cilët paralajmëruan se nuk do ta braktisin parlamentin, në vitet e ardhshme në Greqi akoma do të ketë vend për paraqitje të partive ekstremiste.

Sinoliçka Trpkova- kolumnë- “Cveta e bukur- as nuk jepet, as kokën e ul!”, Fokus
Çdo qeverisje me force dhe pa skrupuj e Osman- Begëve të kësaj ane do të krijon Cveta edhe më të forta e më të qëndrueshme- si simbol se këtu çdo here do të ketë të tillë qe do të mendojnë dhe veprojnë me kokën e tyre dhe nuk do ta shesin as shpirtin as fenë  edhe kur është ne pyetje jeta e tyre.

Stojan Andov, kolumnë- “Pushteti gjyqësor nuk është i ndarë nga ai ekzekutiv”, Fokus
Për gjendjen e rëndë  të drejtësisë, si dhe për gjendjen e përgjithshme të shtetit, sipas Kushtetutës, ka përgjegjësi Pushteti, e në Pushtet, kryeministri. Nga kjo nuk ka të ikur!

Vasil Mickovski, kolumnë- “Gruevski for President”, Sloboden Peçat
Vallë Gruevski po përgatit befasi dhe planifikon të kandidohet për president, kur tani punët I shkojnë më mire se kurrë?

Xhenis Sulimani, kolumnë- “Me këta antishqiptarë Ahmeti synon Evrpopën?”, Sloboden Peçat
Maqedonia ka nevojë për staf të edukuar dhe të ri, e që nuk do të bie nën provokimet e politikanëve. Rini e cila do të ishte e vetëdijësuar dhe do ta ngritë zërin kundër padrejtësisë.

Ramadan Ramadani, kolumnë-“ Maqedonia e azdisur- e rrethuar”, Fokus
Strategjia e gabuar e koalicionit qeveritar prodhon rezultat të ngjashëm me atë të skuadrës sonë futbollistike. Gruevski qëndron në gol, e Ahmeti të luajë para- është si qendrori është golman, e golmani qendror. Atëherë rezultati paraprakisht dihet, kot se e ke topin, edhe nuk shënon, edhe pranon shumë.Ja edhe në këtë gjysmë të ksaj çështjeje të dekadës na sollën deri tek ky rezultat: Bullgarët lartë. Shqiptarët të dyshimtë, e Grekët kanë të drejtë?! Serbët? Po ata janë patrakishtarë, apo jo?! /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button