PPD kundër votimit të personave të vdekur

Partia për Prosperitet Demokratik e përkrah nismën e OSBE-së dhe OJQ-ve “Civil” dhe “Most” për fillimin e aktiviteteve për krijimin e atmosferës dhe mekanizmave për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në prill të vitit 2016.

PPD ndan mendimin me OJQ-të se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike dhe në atmosferë të besimit reciprok  poqëse nuk hartohet listë  e re zgjedhore dhe e pastruar nga të gjitha mangësitë që kanë qenë me vite të pranishme në listat e deritashme zgjedhore.

PPD konsideron se ndërhyrjet  e deritashme partiake në krijimin e listave zgjedhore ku edhe të vdekurit kanë qenë pjese e sistemit zgjedhor ka krijuar absurd zgjedhor çudi për Ballkanin  ku numerikisht del se   tërë popullata pa marrë parasysh të drejtën e moshës ka të drejtë votimi.

PPD gjithashtu konsideron se Komisioni zgjedhor republikan bartë përgjegjësitë e tija për manipulimet partiake zgjedhore dhe si i tillë duhet të shpërbëhet dhe të krijohet një Komision zgjedhor republikan prej ekspertëve dhe njerëzve pa anim politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button