Sekretet e krijimit të një ekipi të fuqishëm garues

Diskutimi rreth asaj që sa duhet të jetë periudha e zhvillimit të një lojtari, respektivisht të një ekipi të fortë- garues si në pikëpamje të klubeve ashtu edhe në aspektin e ekipeve kombëtarë në plan të mesëm ose afatgjatë çdoherë ka qenë çështje e cila është diskutuar në kuloaret futbollistike në vendin tonë, në rajon e më gjërë. Ky debat sportiv gjithsesi që ka marrë definicionet e veta nga ekspertët dhe opinionistët ndërkombëtar të çështjeve sportive të cilët e kanë determinuar këtë problematikë si një fazë apo moment shumë të rëndësishëm në zhvillimin e një lojtari- ekipi të fortë garues dhe të suksesshëm si në kuptim të ekipeve, klubeve nacionale, ashtu edhe të kombëtareve të ndryshme në shtetet ku janë të hartuara këto lloj planprograme afatgjate dhe afatmesme për zhvillimin dhe përsosjen e individëve, grupeve të caktuara ose ekipeve të ndryshmë në mbarë kontintentin e vjetër e më gjërë. Disa mendime, opinione nga persona kompetent në këtë lëmi e përkufizojnë si periudhë 5 vjeçare- 8 vjeçarë ose plan afatmesëm- afatgjatë  periudhën për zhvillimin e një individi-futbollisti, ekipi të fortë, i gatshëm për arritje respektabile në fushën e lojës së futbollit edhe atë nëpërmes disa komponentave:

  • hartimit të një planprogrami sportiv- futbollistik,
  • detektimit të shëndoshë të talentëve,
  • përpunimi dhe zhvillimi i tyrë nëpër filtra profesionale,
  • vendosje të një sistemi të fortë të kontrollit,
  • vendosjen e të njëjtëve në një konkurencë të fortë, të shëndoshë dhe lojale, si dhe
  • vendosjen e një plani të posaçëm të pritshmërive dhe rezultateve nga i gjithë ky proces futbollistik

Situata dhe momente të këtilla në botën e futbollit modern kemi në numër të konsiderueshëm, si në shtetet e forta- tradicionale futbollistike, ashtu edhe në vendet numerikisht dhe teritorialisht më të vogla dhe më pak të zhvilluara në aspektin futbollistik ku gjatë periudhave të kaluara janë përpiluar programe zhvillimore me afate nga 5 deri në 8 vjet, dhe të cilat në ditët e sodit apo edhe në të kaluarën e afërt nga viti 2008 e këndej, shtetet hartuese të këtyre programeve i shohin rezultatet e para.

Këto metoda, projekte kanë qenë të projektuara kryesisht për grupmoshat e reja të cilët kanë filluar me realizimin e të njëjtave që nga moshat U-13 deri në U-18 duke vazhduar më tej edhe në kategoritë seniore qoftë nëpër klubet ose në kombëtaret e shteteve amë ku kane qenë të aplikuara këto sisteme. Situata konkrete të këtij lloj të punës sot kemi mjaft nëpër Evropë, qoftë në atë Perëndimore ku futbolli është në një nivel tjeter, ashtu edhe në Evropën veriore ku hasim situata të avansimit të futbollit në nivele shumë të larta, të kënaqshme dhe me një perspektivë të madhe për vitet që pasojnë. Sistemin e planprogramit të projekteve afatmesme dhe afatgjatë fillimisht nga fillimi i vitit 2000 ka filluar ta aplikojë SPANJA si në planin e klubeve spanjolle ashtu edhe në atë reprezentativ-kombëtar, dhe jemi dëshmitar që futbolli spanjoll duke u bazuar në këto planprograme ka qenë dominues dhe shumë i suksesshëm që nga viti 2008- 2012 dhe që vazhdon edhe në ditët e sodit dominimi i tyre. Situatë tjetër që vlen  të përmendet në këtë drejtim është edhe një metodologji e punës në planprogram 5-8 vjeçar është edhe shteti i ISLANDËS i cili si shtet i vogël dhe pa traditë futbollistike në të kaluarën e pa rezultate të specifikuara, por me një projekt mirë të hartuar dhe mirë analizuar aty nga viti 2000, sot janë në reprezantacion për tu vlerësuar me lojtarë që kanë kapacitete te konsiderueshme dhe të cilët aktivizohen në liga të forta evropjane, dhe me ekipet kombëtare të shpresave të cilat në të ardhmën pritet të kenë një rol të rëndësishëm në kompeticionet evropjane dhe të arrijnë rezultate të mira.

Tjetër situatë për të përmendur është edhe strategjia për zhvillim të futbollit në ZVICËR të cilët gjithashtu kanë hartuar plane afatmesme dhe afatgjate, dhe si shtet që nuk e kanë pasur futbollin sport prioritar në agjendën kombëtare sportive, gjithashtu arrijnë një ngritje të lartë në futboll, si me ekipet e shpresave me të cilat gati rregullisht janë pjesëmarrës në garat përfundimtare në U-17, U-18, U-19 apo U-20, ku në disa rastë kanë qenë edhe pjesëmarrës nëpër finale të kompeticioneve evropjane dhe botërore, dhe si të tillë kalojnë në ekipin senior zvicërian dhe nëpërmes të këtij procesi pësojnë një kontinuitet të mirëfilltë i cili në planin profesional është shumë i dobishëm dhe si të tillë janë pjesëmarrës të rregulltë nëpër eventet e mëdha në futbollin botëror.

Në rajonin e Ballkanit është Kroacia një ekzemplar i funksionimit të mirefilltë dhe mjaft të suksesshëm të kësaj forme, metodologjie të punës dhe strategjie afatgjate për korrjen e rezultateve pozitive. Megjithëse Kroacia ka një ligë të futbollit me kualitet mesatar, shërbimet e krijuara nga federata nëpërmes të këtyre planprogrameve detektuan talentë dhe lojtarë me perspektivë nëpër shtetet e Evropës dhe nëpërmes të metodave të punës i ofruan në kombëtare dhe në kontinuitet kanë rezulate për tu admiruar.

Një shembull tjetër që është mjaft aktual në rajonin tonë, respektivisht me shumë rëndësi për ne shqiptarët është  kombëtarja shqiptare e futbollit e cila në krye me seleksionuesin Gianni de Biassi dhe stafin e tij 10 anëtarësh, shumica prej të cilëve të emëruar në vitin 2012 dhe në ndërkohë të plotësuar me emra të rinj mvarësisht nga nevoja dhe specifikat e punës së kombëtarës, kanë arritur që për një periudhë edhe më të shkurt se 5 vite, gjegjësisht 3 vjet të formojnë një kombëtare për tu vlerësuar dhe e aftë për të arritur ngritje dhe plasmane në garat evropjane dhe botërore, gjë e cila në të kaluarën ka qenë e pamundur në mungesë të planprogrameve zhvillimore afatmesme dhe afatgjate.

Sot kombëtarja shqipëtare e futbollit gëzon një respekt të konsiderueshëm në futbollin evropjan, si  një shtet relativisht i vogël dhe pa ndonjë të kaluar të bujshme në arenën e futbollit ndërkombëtar por e cila vjen si rezulat e arritjeve në këtë cikël të garave për kualifikim në France 2016, që gjithsesi nuk janë të përfunduara por që kanë krijuar në elan pozitiv në auditoriumin sportiv mbarëshqiptar dhe mbarëkombëtar. E gjithë kjo si rezultat i analizës, hulumtimit dhe detektimit të lojtarëve perspektivë si në vend ashtu edhe në ligat evropjane ku aktivizohen lojtarë shqiptarë. Një meritë në këtë drejtim kanë edhe skaut shërbimet e kombëtarës të cilët që nga viti 2012 e deri në ditët e sodit kanë ofruar lojtarë të talentuar dhe perspektivë e në këtë mënyrë kanë krijuar një konkurencë të shëndoshë, lojale dhe të mirëfilltë e nevojshme për mbarëvajtjen e reprezentacionit. Sot kombëtarja karakterizohet me një lojë moderne të futbollit, stabilitet gjatë ndeshjeve, karakter të fortë të lojtarëve, personalitet, qetësi apsolute, dhe lëvizje tekniko-taktike të kontrolluara përgjatë 90- minutave një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe jetik për realizimin e qëllimeve finale.

Si punëtor sportiv, trajner futbolli që jam duke punuar me kategoritë e reja në vendin tonë, është kjo  padyshim një mënyrë dhe një formë e punës e cila duhet të aplikohet edhe tek neve nëse dëshirojmë që të krijojmë gjenerata të reja e të shëndosha të futbollistëve të rinj dhe me perspektivë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Si njohes mesatar i sportit dhe para se gjithash dashamir i tij, shkrimet e ketilla (shume te ralla nga shqiptaret) jane nje sihariq i vertete. Labi per te cilin kam respekt te vecante per perkushtimin e tij ndaj grupmoshave te reja dhe per punen e tij te palodhshme, opinionin shqiptar e pajis me analiza te mirefillta sportive dhe i uroj qe te vazhdoje ne kete menyre edhe ne te ardhmen dhe mbase t’i nxise edhe tjeret qe konsiderohen eksperte te sportit ta japin kontributin e tyre. Urime Labi dhe vetem vazhdo ne kete menyre.

Back to top button