Recension: Ruajuni! Shqiptari përpiqet të plaçkisë një familje maqedonase në Pargë

07222015-Vecer-Alb-Kradec-crop-resize

Ky është njëri nga shembujt e skajshëm të gazetarisë joetike. Sa është e rëndësishme përkatësie kombëtare ose etnike e vjedhësit, e të plaçkiturve ose e atij që e ka paraqitur vjedhjen ose ka paralajmëruar për atë? Aspak nuk është e rëndësishme.

Mirëpo, para se të kalojmë në elaborimin e konstatimit tonë nga qëndrimi paraprak i këtij recensioni të raportit gazetaresk për këtë ngjarje, do t’i referohemi nenit 10 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të përpunojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, të orientimit seksual, politike…).

07222015-Vecer-Alb-KradecLinku deri te artikulli origjinal: Ruajuni! Shqiptari përpiqet të plaçkisë një familje maqedonase në Pargë

Data dhe koha e publikimit: 21.07.2015, 20:19

Data e recensionit: 24.07.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Vjedhja, ngjarja për të cilën njofton kjo përmbajtje mediatike, me gjasë është një dukuri e rregullt në këtë periudhë të vitit nëpër vendet turistike. Këtu nuk duam të nënvlerësojmë asgjë që lidhet me këtë dukuri, e as traumën e të plaçkiturve. Përkundrazi, bashkëndjejmë me ta, mirëpo themi se nuk ka asnjë shenjë se ka ndonjë trend që shqiptarët t’i plaçkisin maqedonasit edhe atë vetëm maqedonasit në mënyrë të vazhdueshme. Një trend i tillë do të ishte i vlefshëm si informatë gazetareske, mirëpo kështu kemi vetëm një lajm senzacionalist.

Këto e vërteton edhe titulli. Ai është tendencioz, sa që të çon “të bërtasësh”.

Prandaj, i referohemi edhe nenit 11 të Kodit të gazetarëve i cili në mënyrë kualitative dhe paralajmëruese e plotëson nenin paraprak, të 10-të të Kodit, që e përmendëm më lartë:

Gazetari do t’u përmbahet edhe standardeve shoqërore dhe korrektësisë dhe do t’i respektojë dallimet etnike, kulturore dhe fetare në Maqedoni.

Për fat të keq, për arsye të panjohura, për disa gazetarë këto rekomandime janë të largëta, mirëpo këtu janë “rojtarët” mediatikë qytetarë që t’i regjistrojnë dhe t’i potencojnë ato.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button