Kompanitë të përgatiten për rregullat e reja për prejardhjen e mallrave

Prej 1 janarit të vitit 2015 do të zbatohen rregullat e reja për prejardhje të mallrave drejt BE-së, Turqisë, EFTA-s, CEFTA-s, vendeve nga Procesi i Barcelonës, Jordanisë, Izraelit, Egjiptit, Tunizisë, Marokut, Palestinës dhe nga rajoni, Shqipërisë, Kosovës, BeH-së, Kroacisë dhe Serbisë. 

Marrëveshjet e deritanishme bilaterale për prejardhje të mallrave do të zëvendësohen me Konventën rajonale për rregulla preferenciale pan-euro-mesdhetare për prejardhjen.

“Me Konventën do të tejkalohen vështirësitë në menaxhimin e rrjetit prej 60 protokolleve bilaterale për rregullat për prejardhje ndërmjet BE-së dhe vendeve dhe territoreve të zonës euro-mesdhetare. Konventa do ta zëvendësojë sistemin valid të kumulacionit pan-euro-mesdhetar të prejardhjes të bazuar në protokollet bilaterale të nënshkruara ndërmjet shteteve-partnere me instrument të vetëm juridik në formë të konventës rajonale për rregulla preferenciale për prejardhjen”, thotë Lubica Nuri nga oda ekonomike e Maqedonisë.

Konferenca rajonale për rregulla preferenciale pan-euro-mesdhetare për prejsardhjen është miratuar nga Këshilli i Evropës në prill të vitit 2011, ndërsa është nënshkruar edhe nga ana e Maqedonisë. 

“Këshilli i BE-së bëri thirrje për përparim të shpejtë në zhvillimin e partneriteteve të reja me rajonet, të bazuara në integrim më të thellë ekonomik, qasje tejkufitare të tregjeve dhe bashkëpunim më të ngushtë politik. Në të vërtetë, Këshilli bën thirrje për progres të shpejtë në pabë të Propozim-rregullave të reja pan-euro-mesdhetare për prejardhjen”, potencon Nuri.

Lajme të ngjashme

Back to top button