Kuvendi do të diskutojë për Raportin e KE-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 74-t, në rend dite të së cilës është Raporti i Komisionit evropian për përparimin e realizuar të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Para deputetëve janë edhe shumë propozim ligje nga sfera e financave, drejtësisë, sociales, bujqësisë. Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për gjykatat në lexim  të dytë, Propozim ligjit për përmbarim të  buxhetit  të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 me procedurë të shkurtuar, propozim ligjet për realizim të projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Miladinovc – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve janë edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kullosat, Ligjit për tokën bujqësore dhe Ligjit për mbrojtjen sociale, të gjithë në lexim të parë. Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin personal të të ardhurave dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimet e pronës, që të dy në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button