Mbyllet konflikti mes Taylor Swift dhe Nicki Minaj

Nicky Minaj dhe Taylor Swift kanë ulur “armët”. Mes dy artisteve nuk ka më probleme.

Minaj tha në programin “Good Morning America” se konflikti me Taylor Swift ka përfunduar, pasi Swift kërkoi falje nëpërmjet Twitterit të enjten, transmeton Telegrafi.

“Kemi folur për një kohë të gjatë. Pasi u pajtuam kemi qeshur në telefon. Është e gjatë kjo histori “, tha Nicki duke mos dhene shume detaje nga konflikti.

“Ajo është, ju e dini, super, super e ëmbël dhe ajo me kërkoi falje për gabimin. Tani që yjet e lanë pas konfliktin nuk ka asnjë arsye që të dyja nuk do të mund të punojnë së bashku, për ndonjë projekt muzikor në të ardhmen”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button