Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e komandant Shqiponjës

Gjykata e Kumanovës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për dy persona të dyshuar për vrasjen e Xhemail Rexhepit, – komandant Shqiponjës, që u vra të enjten në një lokal të Kumanovës, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Njëri nga personat që iu shqiptua paraburgimi është Bajram Limani, ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së BDI-së në Kumanovë, i cili vetë ka pranuar veprën.

Te të dyshuarit është gjetur edhe arma, me të cilën është kryer vrasja. Prokuroria Publike ka theksuar se ka kryer obduksionin, ka kryer ekspertizën e armës si dhe të video materialeve, për shkak se objekti ka qenë nën monitorimin e kamerave të sigurisë.

Incidenti ndodhi në lagjen Bedinje në Kumanovë në lokalin “Shpija Jon”. Në këtë incident u plagosën edhe dy të tjerë, që ishin shoqërues të Xhemail Rexhepit.

Lajme të ngjashme

Back to top button