Vrasësi i Argëtim Asanit i dorëzohet policisë

23 vjeçari me inicialet A.K është personi i dorëzuar në polici që ka pranuar se ka vrarë Argëtim Asanin të njohur edhe me emrin Artan Musliu sot në pjesën qendrore të Strugës.

Burime policore theksuan 23 vjeçari që thuhet se është nga Velesha i është dorëzuar policisë bashkë me armën e krimit dhe se ai ka pranuar veprën, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ai menjëherë nën shoqërimin e forcave të mëdha policore është nisur në drejtim të Ohrit, për hetime të mëtejshme dhe pastrimin e ngjarjes si dhe motiveve të saj. Po ashtu ekipet policore kanë kryer menjëherë bastisjen në shtëpinë e tij. Argëtim Asani u vra në rrugën “Marks dhe Engels” nga makina në lëvizje.

Lajme të ngjashme

Back to top button