OSHEE: Ndërprerje masive të energjisë

Në këto dite me temperatura të larta, më shumë se gjysma e kryeqytetit nuk po furnizohet rregullisht me energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë është mjaftuar me një njoftim në në faqen e internetit të kompanisë, ku ben të ditur se ndërprerja e energjisë po ndodh pasi OST po shtron fibrat optike, njofton Ora news.
Për këtë arësye, OSHEE ka njoftuar se do stakojë energjinë për 8 ore, nga ora 8:00-16:00. Ndërprerja e furnizmit me energji prek një pjesë të mirë të zonave periferike, Farkë, komunën Dajt, Priskë, Tufinë, Lanagbregas etj.
Nderprjerjet e energjisë kanë prekur edhe objekte të rëndësisë së veçantë si pompat e ujësjellësit të Tiranës, HEC-i i Lanabregasit, antenat e Dajtit etj.
Por, kjo nuk është arësyeja e vetme e ndëprerjeve të energjisë. Vetë OSHEE pranon se për dy orë gjatë ditës së shtunë është stakuar fideri i nënstacionit pranë Pallatit të Kongreseve për të kufizuar ngarkesën në rrjet.
Ditët fundit disa zona të Tiranës, veçanërisht në Unazën e Re kanë qendruar pa energji elektrike per më shumë se 20 orë rrjesht.

Lajme të ngjashme

Back to top button