Vritet me 5 plumba zyrtari i BDI-së në Strugë

Mjekët e Spitalit të Strugës kanë njoftuar se para 20 minutave ka ndërruar jetë Argëtim Asani, zv drejtor i DAP dhe funskionar i BDIsë. Ai rreth orës 13:20 është plagosur rëndë në rrugën Marksi dhe Engeli në Strugë.

Policia ka informuar se drejt tij është gjuajtur nga një automjet i tipit “golf” me ngjyrë të zezë. Pasi kanë gjuajtur, sulmuesit kanë ikur, ndërsa policia është vënë pas tyre.

**********************************************************************************

Vritet me 5 plumba zyrtari i BDIsë në Strugë Argëtim Asani para disa minutave një incident ndërpartiak ka ndodhur edhe në Strugë, infomojnë mediat e vendit. Ende nuk dihen autorët kurse policia nuk e ka konfirmuar informacionin zyrtarisht. Argëtim Asani konsiderohej njeri i afërt me zv kryeministrin Musa Xhaferi.

Nuk dihen autorët e kësaj vrasje, e as motivet e sakta. Musliu ka qenë i njohur edhe si biznesmen në Strugë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button