Van Gaal lajm të keq për Realin

Davide de Gea nuk do të transferohet në Real Madridi gjatë kësaj vere. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i skuadrës së Manchester Unitedit, Louis Van Gaal.

Strategu holandez është i bindur se reprezentuesi spanjoll do të filloj sezonin e ri me ekipin nga Old Trafford

“Unë mendoj se David do të jetë në dispozicion të skuadrës për të filluar sezonin kundër Tottenhamit. Ai gjithashtu, do të luajë kundër Barcelonës të shtunën”, ka deklaruar Van Gaal, transmeton AS.

Tash e disa javë është përfolur se De Gea do të transferohet në Real Madridi, gjatë kësaj vere, për ta zëvendësuar Iker Casillasin, i cili u transferua te Porto.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button